Krejt çka kam do t'i jipja
kurrë në jetë ty mos t'kisha pa
s'di vallë kujt n'këtë botë
kaq e re, gjynahet me ia la.
Kishim lindë ne kohë
kur Zoti njerzve fat nuk iu ka nda
mbaje n'mend pas teje
n'dashuri, kurrë më s'kam me ra.
Se ti do të martohesh, unë do t'martohem
por n'dorë me s'do të mbajë
me ty kur do të takohem, shpejt do t'largohem
e sikur fëmi do t'qaj.
Se ti do të martohesh, unë do t'martohem
e n'darsëm nuk do t'vi
me ty kur të takohem, shpejt do t'largohem
q do të qaj si fëmi.
Tash e ke vështirë, por ti je mashkull
e mua më harron
e unë e mallkuar
sepse femra veq një herë dashuron.
Edhe mua fjala në fyt më prehet
kur t'them se kështu nuk bën
do të vie dita qielli
do t'ua kthejë atyre që na ndanë.
Oh sa më djegë kur m'thu se ende m'don
mirë e di se kjo jetë nuk na bashkon.