8 vjetë unë pran teje kam qenë e dënuar
asnjëherë asgjë ti s'ke pa,
Shpirti qante, por unë kurrë nuk jam ankuar
viktimë e një qejfi kam ra.
Pse s'më flet. Shikon tokën dhe hesht
Pse m'bërtet. Dashuria ku mbet
Vrave një jetë!
Sonte unë me ty çdo gjë e kam mbaruar
Sonte ti pranove s'me don
Sonte 8 vjet jete ti m'i ke mohuar
Sonte një femër ty do t'mallkon.
Mallkoj veten pse unë sytë i kam mbyllur
kam gënjyer se mirë po shkon
sa here desha, po asnjëherë s'të kam pyetur
pse kur t'puth ti kokën largon.